Papa ‘pesimist’ për luftën dhe perspektivat për paqe

Bota

Papa ‘pesimist’ për luftën dhe perspektivat për paqe

Nga: A.SH Më: 3 maj 2022 Në ora: 14:01
Papa Françesku

Papa Françesku në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera, tha se e sheh veten si "pesimist" për luftën në Ukrainë, duke thënë se nuk ka vullnet të mjaftueshëm për paqe, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Papa thotë gjithashtu se kur u takua me Viktor Orban, kryeministri hungarez i tha atij se rusët "kanë një plan" dhe se "gjithçka do të përfundojë" më 9 maj.

Kjo është Dita e Fitores në Rusi dhe një datë e rëndësishme kur vendi shënon humbjen e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, zakonisht me një paradë të madhe ushtarake.

Megjithatë, ministri i jashtëm i Rusisë tha në fundjavë se ushtria e saj nuk do t'i "rregullojë artificialisht" veprimet e saj në asnjë datë, duke përfshirë Ditën e Fitores.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat