Kryeministri i Indisë bën thirrje për armëpushim dhe bisedime paqeje

Bota

Kryeministri i Indisë bën thirrje për armëpushim dhe bisedime paqeje

Nga: V.N Më: 3 maj 2022 Në ora: 15:27
Narenda Modi

Kryeministri indian Narendra Modi po kërkon një armëpushim në Ukrainë dhe po i kërkon Kievit dhe Moskës të angazhohen në bisedimet e paqes, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Modi, aktualisht në një vizitë në Kopenhagë për të takuar homologun e tij danez, thotë se India dëshiron "një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë dhe për miratimin e dialogut dhe diplomacisë për të zgjidhur problemin".

India është kritikuar për qëndrimin e saj neutral ndaj konfliktit.

India ka qenë e kritikuar sepse nuk ka mbajtur qëndrim për një kohë, duke tentuar ta ruaj neutralitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat