Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, njoftoi të mërkurën katër korridore të planifikuar evakuimi në qytetin ukrainas të Zaporizhzhia nëse situata e sigurisë lejon.
Ato janë planifikuar nga Mariupol, Lunacharske Circle, Tokmak dhe Vasylivka, tha Vereshchuk, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në fjalimin e tij të natës të martën se 156 persona mbërritën në Zaporizhzhia nga uzina e rrethuar e çelikut Azovstal dhe zonat përreth në Mariupol nga korridoret e evakuimit.
"Unë u jam mirënjohës të gjithë atyre nga të cilët varej shpëtimi i këtyre njerëzve. Që u pajtuan dhe që ndihmuan. U jam mirënjohës të gjithëve që siguruan lëvizjen fizike të njerëzve nëpër korridorin humanitar", tha ai.