Sipas një raporti të gazetës gjermane “ Die Welt”, Gjermania po planifikon të dorëzojë sistemin e zbulimit Cobra në Ukrainë, përcjell "Bota sot".
Siç raporton gazeta, Ukraina ka kërkuar 40 sisteme të tilla - Republika Federale mund të dorëzojë nga tre deri në pesë.
"Asnjë e shtënë nuk kalon pa u zbuluar," shkruan Bundeswehr (Forca e Armatosur gjermane) në një video në YouTube në lidhje me sistemin e zbulimit.
Sipas "Die Welt", sistemi përmirëson vlerën e Panzerhaubitzen (artileri e blinduar vetëlëvizëse) 2000 të dorëzuar në mënyrë të jashtëzakonshme.
Bundeswehr e përshkruan radarin si më poshtë: "Ai skanon horizontin dhe zbulon ose gjurmon predha dhe raketa derisa të mund të përcaktohen koordinatat e sakta të lëshimit, dhe ndoshta edhe koordinatat e goditjes.
Fuqia e radarit shkon deri në 100 kilometra. Radari mund të lokalizojë obuset, mortajat dhe artilerinë e raketave dhe mund të përdoret gjithashtu në mbrojtjen e kampit. Ushtarët gjithashtu mund të përdorin radarin për të monitoruar saktësinë e artilerisë së tyre.”/M.L.