Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky "nuk do të pajtohet me një konflikt të ngrirë" me Rusinë, tha ai gjatë një fjalimi video në Samitin e Këshillit të CEO-ve të Wall Street Journal, raporton BBC, transmeton Bota sot.
Konfliktet e ngrira janë zona të paqëndrueshmërisë së vazhdueshme, të cilat Rusia është akuzuar më parë se i përdor në avantazhin e saj.
Zelensky thotë se marrëveshjet e mëparshme me Rusinë si Minsk-1 dhe 2, të cilat synonin t'i jepnin fund konfliktit në rajonin e Donbasit të Ukrainës, "ishin shkelur" nga Rusia dhe "nuk ishin serioze".
“Ukraina definitivisht nuk do të hyjë më në një moçal të tillë diplomatik”, ka thënë Zelensky.