Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar ndihmë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për të shpëtuar ukrainasit e mbetur të plagosur në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Në një telefonatë të mërkurën, ai falënderoi Antonio Guterres për përpjekjet e tij për të siguruar evakuime në fillim të kësaj jave.
Dhe ai kërkoi ndihmë të mëtejshme: "Jeta e njerëzve që mbeten atje është në rrezik. Të gjithë janë të rëndësishëm për ne. Kërkojmë ndihmën tuaj për t'i shpëtuar", tha ai, sipas shërbimit të tij për shtyp.