Zelensky i bën thirrje OKB-së që të ndihmojë në shpëtimin e të plagosurve nga Azovstal

Bota

Zelensky i bën thirrje OKB-së që të ndihmojë në shpëtimin e të plagosurve nga Azovstal

Nga: V.N Më: 5 maj 2022 Në ora: 09:04
Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje OKB-së për ndihmë për të shpëtuar jetën e ukrainasve të mbetur të plagosur të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres mbrëmë, Zelensky falënderoi OKB-në për një evakuim të suksesshëm nga uzina e çelikut këtë javë - e cila shpëtoi më shumë se 100 njerëz nga fabrika e çelikut - por i bëri thirrje OKB-së të "ndihmojë në largimin të gjithë të plagosurve nga Azovstal”.

"Jetët e njerëzve që mbeten atje janë në rrezik," tha Zelensky.

Rreth 200 civilë besohet se janë strehuar brenda uzinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat