Forcat ukrainase brenda punimeve të metalit Azovstal të Mariupolit kanë luftuar “beteja të vështira të përgjakshme” kundër trupave ruse, ka thënë komandanti i regjimentit të diskutueshëm Azov, raporton BBC, transmeton Bota sot.
Në një video-mesazh të postuar në Telegram të mërkurën, komandanti Denis Prokopenko vlerësoi "përpjekjet mbinjerëzore" të ushtarëve të tij për të zmbrapsur sulmin rus - duke shtuar se situata ishte "jashtëzakonisht e vështirë".
Mesazhi i tij erdhi pasi një zyrtar ukrainas tha se forcat ruse kishin hyrë në territorin e uzinës - bastioni i fundit i forcave ukrainase në qytetin e shkatërruar të Mariupol.
Presidenti Zelensky ka thënë se përpjekjet do të vazhdojnë për të evakuuar civilët nga uzina e madhe industriale.