Rusia humb kontrollin mbi disa vendbanime ukrainase

Bota

Rusia humb kontrollin mbi disa vendbanime ukrainase

Nga: A.M Më: 5 maj 2022 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Ukraina thotë se ka bërë disa avancime në kufirin e rajoneve jugore të Kherson dhe Mykolaiv - ku zmbrapsi sulmet e shumta ruse në lindje, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".

Në përditësimin e mëngjesit, forcat e armatosura ukrainase thanë se rusët "humbën kontrollin mbi disa vendbanime në kufirin e rajoneve Mykolayiv dhe Kherson".

Forcat ukrainase gjithashtu zmbrapsën 11 sulme në rajonet Donetsk dhe Luhansk, tha ai.

Ndërkohë, luftimet për fabrikën Azovstal në Mariupol kanë vazhduar.

"Me mbështetjen e avionëve, armiku rifilloi ofensivën për të marrë kontrollin e uzinës," thuhej në përditësim, duke shtuar se trupat ruse po "po përpiqeshin të shkatërronin njësitë ukrainase" në këtë xhep të fundit të mbetur të rezistencës ukrainase në portin e shkatërruar të qytetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat