Departamenti Amerikan i Drejtësisë thotë se një jaht prej 300 milionë dollarësh (242 milionë funte) që thuhet se i përket oligarkut rus Suleiman Kerimov është sekuestruar në Fixhi.
Kerimov është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Një gjykatës në Fixhi vendosi të mërkurën se autoritetet amerikane mund të kapninjahtin “Amadea”.
Kerimov u pasurua duke investuar në prodhuesin rus të arit Polyus. Revista Forbes e vlerësoi pasurinë e tij neto në 14.5 miliardë dollarë (11.6 miliardë paund).