Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ftuar kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin Frank-Walter Steinmeier që të takohen me të në Kiev, citon agjencia e lajmeve AFP të ketë thënë zyra e presidentit gjerman, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Zelensky e bëri ftesën gjatë një bisede telefonike me Steinmeier, gjatë së cilës "u sqaruan acarimet e së kaluarës" dhe Steinmeier shprehu "solidaritetin, respektin dhe mbështetjen" e tij për Ukrainën.
Ftesa vjen tre javë pasi Steinmeier u refuzua nga Kievi për shkak të lidhjeve të ngushta ekonomike të Gjermanisë me Rusinë. Vizita e planifikuar e presidentit gjerman në kryeqytetin ukrainas u anulua në minutën e fundit.