Ukrainasit nën ‘ethe’, mësohet lëvizja e Putinit pak para shpalljes së ‘Fitores’ – vjen alarmi nga Kievi

Bota

Ukrainasit nën ‘ethe’, mësohet lëvizja e Putinit pak para shpalljes së ‘Fitores’ – vjen alarmi nga Kievi

Nga: BOTA SOT Më: 6 maj 2022 Në ora: 06:18 Përditësuar në ora: 19:27 më 06.05.2022
Një burrë, i cili la një strehë në Kombinatin Metalurgjik Azovstal ecën drejt një autobusi midis ushtarakëve të Ushtrisë Ruse dhe milicisë së Republikës Popullore të Donetskut në Mariupol, në territorin nën qeverinë e Republikës Popullore të Donetskut, në Ukrainën lindore, të premten, maj 6, 2022 (AP Photo / Alexei Alexandrov)

Biden nuk i ndal ndihmat për Ukrainën

Presidenti amerikan Joe Biden në ditët në vijim do të shpallë një tjetër paketë ndihme për sigurinë për Ukrainën, thonë dy burime, me vlerë totale që pritet të jetë më shumë se 100 milionë dollarë.

Biden do të flasë me udhëheqësit e G7, të dielën përpara festimeve të pritshme të Ditës së Fitores në Rusi, raporton CNN, përcjell "Bota sot".

Shtëpia e Bardhë tregon pse mbledhja e G7 u caktua të dielën

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha të premten se koha e thirrjes së liderëve të G7 në diën e dielë përpara Ditës së Fitores është e qëllimshme.

9 maji është kur disa zyrtarë amerikanë dhe perëndimorë besojnë se presidenti rus Vladimir Putin mund t'i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës dhe të mobilizojë plotësisht forcat e tij rezervë.

“Unë mendoj se nuk duhet humbur rëndësia, për askënd, rëndësia se kur është koha, kur po ndodh ky takim i G7, që është një ditë para Ditës së Fitores së Rusisë, në të cilën Presidenti Putin sigurisht ka projektuar dëshirën e tij për të shënuar atë ditë si një ditë ku ai është fitimtar ndaj Ukrainës. Sigurisht që nuk është”, u tha Psaki gazetarëve në bordin e Air Force One, shkruan CNN, përcjell "Bota sot".

9 maji përkujton rolin e Bashkimit Sovjetik në mposhtjen e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Ajo shënohet çdo vit nga një paradë ushtarake në Moskë dhe një fjalim i Putinit. Në fund të paradës, Putin do të vendosë një kurorë në varrin e Ushtarit të Panjohur.

Psaki shtoi: "Ky takim dhe bisedë të dielën është një mundësi për të treguar jo vetëm se sa i bashkuar është Perëndimi në një përballje të agresionit dhe pushtimit të Presidentit Putin, por edhe për të treguar se uniteti kërkon punë, kërkon përpjekje kërkon gjak, djersë dhe lot ndonjëherë."

E pyetur se cilat sanksione të tjera mund të vijnë nga telefonata e së dielës, Psaki tha se nuk kishte asgjë për të parë.

Zelensky jep shifrat, tregon sa ukrainas janë dëbuar në Rusi

Më shumë se "500,000 ukrainas janë dëbuar në Rusi" që nga fillimi i luftës së Rusisë, tha Presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi në Parlamentin e Islandës të premten.

"Ata u detyruan të shkonin atje. Dokumentet dhe mjetet e komunikimit të tyre u konfiskuan. Ata dërgohen në rajone të largëta të asaj toke të huaj për t'u asimiluar atje," tha Zelensky, përcjell "Bota sot".

Ai nënvizoi se numri i ukrainasve të deportuar tejkalon edhe popullsinë totale të Islandës.

CNN nuk është në gjendje të konfirmojë në mënyrë të pavarur numrin e ukrainasve që janë marrë përtej kufirit në territorin rus./A.M.

Rinisin evakuimet në fabrikën e çelikut në Mariupol

Në fabrikën e çelikut “Azovstal” në qytetin e Mariupolit, kanë rinisur evakuimet e civilëve.

Lajmi u bë i ditur të premten nga shefi i kabinetit të presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, 

Ai dha pak detaje rreth operacionit, por shtoi se informacionet mbi rezultatet, do të jepeshin më vonë. 

Luftëtarët e regjimentit “Azov”, të strehuar nën tunelet e fabrikës së çelikut, kanë refuzuar të dorëzohen edhe pse përballë sulmesh të pamëshirshme. Bashkëshortja e komandantit të tyre tha se ata ishin zotuar të rezistonin deri në fund.

"Ata nuk do të dorëzohen", tha Kateryna Prokopenko të enjten pas një bisede telefonike me bashkëshortin e saj, Denys Prokopenko. "Ata shpresojnë vetëm tek një mrekulli", shtoi ajo.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Ukrainës bëri të ditur të premten se bllokada ndaj luftëtarëve të regjimentit “Azov” vazhdon dhe se trupat ruse, me mbështetje edhe nga ajri, kanë rifilluar sulmin për të marrë kontrollin e fabrikës.

Lexo lajmin e plotë KËTU.

Rusia përgatitet për efektet e humbjes së eksporteve energjitike

Sanksionet ekonomike të vendosura nga vendet perëndimore ndaj Rusisë kanë ndërprerë tregtinë dhe kanë ngrirë gati gjysmën e rezervave shtetërore ruse në ar dhe valuta të huaja, duke e vendosur vendin në një pozicion shumë të vështirë ekonomik.

Analistët thonë se mungesa e furnizimeve do të fillojë të ndikojë tek industria ruse në muajt në vazhdim.

Për momentin, qeveria ruse ka arritur të ndalë rënien e monedhës së saj, rublës, dhe analistët thonë se Moska po e përdor këtë si një mjet propagande për konsum mbarëkombëtar.

“Pikë së pari, Rusia po përpiqet të shmangë sanksionet bankare ndërkombëtare dhe po përpiqet të fuqizojë rublën. Mendoj se është gjithashtu një përpjekje për t’i treguar publikut rus se Vladimir Putini vazhdon ta ketë gjendjen nën kontroll dhe se ai mundet ta bëjë rublën një valutë të dëshirueshme, megjithë rënien e saj dramatike, dhe se është ai që vazhdon t’i përcaktojë rregullat”, thotë Agnia Grigas, analiste për energjinë dhe shkencat politike.

Autoritetet bankare ruse, të gjendura nën një presion të lartë që kur Rusia sulmoi Ukrainën, kanë paralajmëruar që në fillim për vështirësitë që do të pasojnë: një skenar inflacioni dhe mungesash në treg që do të intensifikohen në muajt e ardhshëm.

Lexo lajmin e plotë KËTU.

Të paktën 23 gazetarë të vrarë në luftën e Ukrainës

Që kur Rusia nisi agresionin në Ukrainë, të paktën 23 gazetarë kanë humbur jetën, sipas një organizate gazetarësh. Të paktën shtatë prej tyre u vranë në detyrë, thotë Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Lufta në Ukrainë ka lënë mijëra të vdekur. Mes tyre janë të paktën 23 gazetarë, disa prej të cilëve janë vrarë ndërsa mbulonin luftën, sipas Unionit Kombëtar të Gazetarëve në Ukrainë. 

"Profesionistët e medias janë drejtpërdrejt në shënjestër të forcave sulmuese. Këtë e vërteton vdekja e kolegëve tanë, fotoreporterit Maksim Levin, Alexandra Kuvshinovës nga Fox News dhe të tjerëve. Këtë e vërteton dëshmia e atyre që patën fatin të mbijetojnë. Makina e një fotoreporteri zviceran kishte shenjat e medias e megjithatë kjo nuk i pengoi forcat ruse të qëllonin, ta grabitnin, t’i merrnin pajisjet dhe paratë", thotë për Zërin e Amerikës, Sergiy Tomilenko i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës. 

Gazetarja Oksana Baulina, u vra nga një goditje me raketë pranë një qendre tregtare në Kiev ndërsa ishte në detyrë. E njëjta qendër tregtare ishte bombarduar nga forcat ruse një ditë më parë. Kolegu i saj Anton Naumliuk kujton incidentin.

"Aty kishte vetëm punonjës të ndihmës së shpejtë, gazetarë dhe disa kalimtarë", thotë ajo për Zërin e Amerikës. 

Lexo lajmin e plotë KËTU.

Zelensky ka një thirrje për kancelarin gjerman

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz të ndërmarrë një "hap të fuqishëm" dhe të vizitojë Kievin me 9 maj.

Kjo është data kur Rusia feston çdo vit fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.

“Ai është i ftuar, ftesa është e hapur; ka kohë që është”, ka thënë Zelensky, raporton BBC, përcjell "Bota sot".

Zelensky ka qenë më parë kritik ndaj Gjermanisë për rezistencën ndaj thirrjeve evropiane për ndalimin e energjisë ruse.

Zelensky tregon pse Rusia po kërcënon me armë bërthamore

Moska beson se mund të kryejë krime lufte pa u ndëshkuar për shkak të statusit të saj si fuqi bërthamore, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

"Ata [rusët] nuk besojnë se mund të mbahen përgjegjës për krimet e luftës, sepse ata kanë fuqinë e një shteti bërthamor," tha lideri në një fjalim para grupit të mendimit Chatham House, raporton BBC, përcjell "Bota sot".

Kur u pyet për situatën në Mariupol, Zelensky tha se "kjo nuk është një ngjarje ushtarake" por "torturë me urinë".

Ai fajësoi "qëndrimin kafshëror" të ushtrisë ruse në Mariupol për dekada të propagandës anti-ukrainase.

"Do të ketë një gjykatë ushtarake për vrasjen, vdekjen, torturën. Por pse kjo mizori? Ky është aparati i informacionit që e zhvilloi këtë urrejtje dhe e ndezi atë në një masë të tillë përpara luftës së plotë."/A.M.

Rusia sulmon civilët në Mariupol, reagojnë luftëtarët ukrainas

Gjatë një armëpushimi për të shpëtuar civilët nga uzina e rrethuar e çelikut Azovstal në Mariupol, një makinë u godit nga rusët duke përdorur një armë të drejtuar antitank, kanë pohuar në Telegram luftëtarët ukrainas të Batalionit Azov, përcjell "Bota sot".

Ata thonë se makina po lëvizte drejt civilëve në mënyrë që t'i evakuonte nga centrali.

Një luftëtar u vra dhe gjashtë u plagosën nga granatimet, tha Batalioni Azov.

BBC nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur këtë informacion.

Mendohet se janë rreth 200 civilë - duke përfshirë të paktën 20 fëmijë - ende në bunkerë nën fabrikën e çelikut./A.M.

Patriarku Kirill: Arma fetare e Putinit, që ka një pasuri prej 4 miliardë dollarësh

Francesco Antonio Grana Francesco Antonio Grana

Është hera e parë që Komisioni Evropian propozon vendosjen e sanksioneve ndaj një autoriteti fetar. Hipoteza, e cila është pjesë e paketës së gjashtë të masave ndëshkuese të Brukselit ndaj Moskës në kundërpërgjigje të luftës në Ukrainë, lindi nga deklaratat e reja të Patriarkut Ortodoks të Moskës Kirill. 

“Ne nuk duam të luftojmë askënd. Rusia nuk ka sulmuar askënd. Është e habitshme që një vend i madh dhe i fuqishëm nuk ka sulmuar kurrë askënd, por vetëm ka mbrojtur kufijtë e tij. Dhëntë Zoti që deri në fund të këtij shekulli, vendi ynë të jetë i tillë: i fortë, i fuqishëm dhe në të njëjtën kohë i dashur nga Zoti”- tha ai. 

Kjo deklartë është në sintoni me bekimet e mëparshme të Kirill ndaj luftës së nisur nga presidenti rus Vladimir Putin në Ukrainë. Një qëndrim i përsëritur, që siç e theksoi Papa Françesku, prishi takimin ballë për ballë midis dy liderëve fetarë të mbajtur në Havanë në vitin 2016. 

Bergoglio e shpjegoi qartë vendimin e tij për Corriere della Sera: “Kam biseduar me Kirill për 40 minuta përmes platformës Zoom. Njëzet minutat e para me një letër në dorë më lexoi të gjitha arsyetimet për luftën. E dëgjova dhe i thashë: Unë nuk kuptoj asgjë nga këto që thua. Vëlla, ne nuk jemi klerikë të shtetit, ne nuk mund të përdorim gjuhën e politikës, por atë të Jezusit, ne jemi barinj të të njëjtit popull të shenjtë të Zotit. Prandaj duhet të kërkojmë rrugën e paqes, t’i japim fund luftimeve. 

Patriarku nuk mund të shndërrohet në shërbëtorin e Putinit. Unë kisha në plan të takohesha me të në Jerusalem më 14 qershor. Do të ishte takimi i dytë ballë për ballë, dhe nuk ka të bëjë me luftën. Por tani edhe ai është dakord: Për momentin le të mos takohemi, pasi mund të keq-interpretohet”.

E menjëhershme ishte përgjigja e Kishës Ortodokse Ruse ndaj Komisionit Evropian. “Kirill – tha zëdhënësi i Patriarkanës së Moskës, Vladimir Legoyda – vjen nga një familje, anëtarët e së cilës i janë nënshtruar shtypjes për dekada, për shkak të besimit dhe pozitës së tyre morale gjatë ditëve të ateizmit militant komunist, pa pasur frikë nga burgu dhe represioni. Vetëm ata që nuk e njohin historinë e Kishës sonë, mund të besojnë se mund ta frikësojnë klerin dhe besimtarët e saj duke i futur në disa lista”.

Lexo lajmin e plotë KËTU.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat