Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se bombardimi i fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol "nuk po ndalet" edhe pse "civilët ende duhet të nxirren jashtë".
"Gra, shumë fëmijë mbeten atje," tha ai gjatë fjalimit të tij të natës të enjten.
"Vetëm imagjinoni ferrin - më shumë se dy muaj granatime të vazhdueshme, bombardime, vdekje të vazhdueshme aty pranë”.
Autoritetet ukrainase “po bëjnë gjithçka për të gjetur një zgjidhje për të shpëtuar heronjtë tanë ushtarakë” që mbrojnë Mariupolin, shtoi Zelensky, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.
Të dielën, mbi 100 civilë u evakuuan nga uzina e çelikut Azovstal ku kaluan dy muaj duke u strehuar nën tokë nga sulmet ruse.
Është e paqartë se sa civilë mbeten të bllokuar në uzinë, sipas një zëdhënësi të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric.