Zyrtar të Urainës kanë thënë se pothuajse 500 civilë të tjerë janë evakuuar nga qyteti juglindor i Mariupolit.
Sipas këtij raporti, këtu përfshihen edhe disa njerëz nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal, raporton BBC.
Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas, e quajti evakuimin “një operacion kompleks” dhe tha se do të bëjnë gjithçka për të shpëtuar të gjithë civilët dhe ushtrinë.
Tutje, ai gjithashtu falënderoi OKB-në për ndihmën e dhënë.