Sapo kemi dëgjuar se liderët e G7 - kombet më të industrializuara në botë do të marrin pjesë në një video-konferencë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të dielën, sipas qeverisë gjermane.
“8 maji është një datë historike që shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë, e cila shkaktoi terror, shkatërrim dhe vdekje në Evropë”, tha një zëdhënëse në një konferencë të rregullt për shtyp, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
Me luftën aktuale në Ukrainë, "kohezioni i G7 është më i rëndësishëm se kurrë," shtoi ajo.
Gjermania mban presidencën e G7 këtë vit.