Më shumë se "500,000 ukrainas janë dëbuar në Rusi" që nga fillimi i luftës së Rusisë, tha Presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi në Parlamentin e Islandës të premten.
"Ata u detyruan të shkonin atje. Dokumentet dhe mjetet e komunikimit të tyre u konfiskuan. Ata dërgohen në rajone të largëta të asaj toke të huaj për t'u asimiluar atje," tha Zelensky, përcjell "Bota sot".
Ai nënvizoi se numri i ukrainasve të deportuar tejkalon edhe popullsinë totale të Islandës.
CNN nuk është në gjendje të konfirmojë në mënyrë të pavarur numrin e ukrainasve që janë marrë përtej kufirit në territorin rus.