Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha të premten se koha e thirrjes së liderëve të G7 në diën e dielë përpara Ditës së Fitores është e qëllimshme.
9 maji është kur disa zyrtarë amerikanë dhe perëndimorë besojnë se presidenti rus Vladimir Putin mund t'i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës dhe të mobilizojë plotësisht forcat e tij rezervë.
“Unë mendoj se nuk duhet humbur rëndësia, për askënd, rëndësia se kur është koha, kur po ndodh ky takim i G7, që është një ditë para Ditës së Fitores së Rusisë, në të cilën Presidenti Putin sigurisht ka projektuar dëshirën e tij për të shënuar atë ditë si një ditë ku ai është fitimtar ndaj Ukrainës. Sigurisht që nuk është”, u tha Psaki gazetarëve në bordin e Air Force One, shkruan CNN, përcjell "Bota sot".
9 maji përkujton rolin e Bashkimit Sovjetik në mposhtjen e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Ajo shënohet çdo vit nga një paradë ushtarake në Moskë dhe një fjalim i Putinit. Në fund të paradës, Putin do të vendosë një kurorë në varrin e Ushtarit të Panjohur.
Psaki shtoi: "Ky takim dhe bisedë të dielën është një mundësi për të treguar jo vetëm se sa i bashkuar është Perëndimi në një përballje të agresionit dhe pushtimit të Presidentit Putin, por edhe për të treguar se uniteti kërkon punë, kërkon përpjekje kërkon gjak, djersë dhe lot ndonjëherë."
E pyetur se cilat sanksione të tjera mund të vijnë nga telefonata e së dielës, Psaki tha se nuk kishte asgjë për të parë.