Kharkiv ka qenë nën granatime të vazhdueshme që nga fillimi i luftës. Askush nuk e di se sa njerëz kanë vdekur në betejën për qytetin e dytë të Ukrainës – civilë si dhe ushtarë nga të dyja palët.
Por, sipas një vlerësimi nga një institut i respektuar ushtarak në SHBA, beteja për Kharkiv mund të jetë në një fazë vendimtare, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
Instituti për Studimin e Luftës thotë se forcat ukrainase së shpejti mund ta kishin çliruar Kharkivin nga kërcënimi i artilerisë ruse dhe të siguronin një qytet strategjik vendimtar në luftën për Donbasin.
Më në lindje, forcat e Moskës thuhet se kanë bërë përparime të vogla por të kushtueshme rreth qytetit lindor të Severodonetsk me kreun e administratës lokale ushtarake ukrainase që thotë se forcat e tij janë pothuajse të rrethuara.