Konflikti në Ukrainë po shkakton dëme të konsiderueshme në forcat ushtarake ruse dhe pajisjet e tyre, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
Brenda natës, raporti ditor i Ministrisë së Mbrojtjes - postuar në Twitter - thoshte se të paktën një nga tanket "më të avancuar" të Rusisë, T-90M, ishte shkatërruar gjatë luftimeve, raporton BBC, pe4rcjell "Bota sot".
Ministria e Mbrojtjes tha se "do të duhet kohë dhe shpenzime të konsiderueshme që Rusia të rindërtojë forcat e saj të armatosura pas këtij konflikti".
Po ashtu, në njoftim thuhet se: "Do të jetë veçanërisht sfiduese për të zëvendësuar pajisjet e modernizuara dhe të avancuara për shkak të sanksioneve" të cilat parandalojnë aksesin në mikroelektronikën thelbësore.
T-90M, i cili vjen me forca të blinduara të përmirësuara të dizajnuara për të kundërshtuar armatimin antitank, është një nga 100 tanket e tillë të dislokuar nga forcat më të pajisura ruse.
Por tanku "mbetet i prekshëm nëse nuk mbështetet nga elementë të tjerë të forcës", deklaroi Ministria e Mbrojtjes.