Raketat ruse të lëshuara nga ajri kanë goditur dy lokacione në Sumy, një qytet në Ukrainën veriore pranë kufirit rus, thonë zyrtarët.
Si guvernatori lokal, Dmytro Zhyvytskyi, ashtu edhe guvernatori i rajonit fqinj rus Kursk, Roman Staraovoyt, thanë se një sulm ajror rus goditi zonën e Sumy, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Zhyvytskyi tha se një roje kufitare u plagos nga sulmet.
Guvernatori rus Staraovoyt siguroi banorët e rajonit të tij se nuk kishte luftime në territorin rus dhe se jeta e tyre nuk ishte në rrezik.
Ai shtoi se "avionët tanë po punojnë në objektiva tokësorë në territorin ngjitur".
Forcat tokësore ruse u tërhoqën plotësisht nga rajoni Sumy në fillim të prillit pasi përparuan në pjesë të rajonit në fillim të pushtimit rus të Ukrainës.