Përpjekjet e evakuimit nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol po koordinohen nga Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq.
Por ata ende nuk e kanë komentuar njoftimin e bërë nga zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vershchuk, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Vereshchuk tha se të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit janë evakuuar nga fabrika e çelikut në qytetin e rrethuar.