11 ushtarë egjiptianë vriten gjatë neutralizimit të ‘sulmit terrorist’ në Suez

Bota

11 ushtarë egjiptianë vriten gjatë neutralizimit të ‘sulmit terrorist’ në Suez

Më: 7 maj 2022 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Një oficer dhe dhjetë ushtarë egjiptianë janë vrarë sot pas zbulimit të një “sulmi terrorist në zhvillim” në një stacion “ujë-ngritjeje” në lindje të Kanalit të Suezit, tha sot pasdite një zëdhënës i ushtrisë.

Personeli i sigurisë u vranë pas konfrontimit me grupin e militantëve që po sulmonin stacionin. Pesë të tjerë u plagosën sipas burimeve.

“Elementët terroristë janë duke u ndjekur nga forcat ushtarake dhe janë rrethuar në një zonë të izoluar në gadishullin Sinai,” tha zëdhënësi në një deklaratë.

Ngjarja është në zhvillim dhe priten përditësime të tjera të informacionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat