Guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Gaidai, thotë se Rusia ka hedhur një bombë në një shkollë në fshatin Bilohorivka, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Ai tha se streha e qytetit për bomba ishte shkatërruar më herët, duke e lënë bodrumin e shkollës si vendin e fundit ku njerëzit mund të strehoheshin nga sulmet ruse.
Rreth 90 persona ishin në bodrum kur goditi bomba, tha ai në Facebook. Rreth 30 janë shpëtuar nga rrënojat.
Ministria ruse e mbrojtjes nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment në lidhje me bombardimin e supozuar, raportoi Reuters.