Guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai, ka thënë se dhjetëra njerëz kanë ngecur nën rrënoja pas shpërthimit me bombë në shkollë në Belogorovka, ka të ngjarë të kenë vdekur, poraton Al Jazeera, përcjell Bota sot.
“60 personat që janë nën rrënojat e ndërtesës janë të vdekur”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Telegram.
Shërbimet e urgjencës ishin në gjendje të shpëtonin 30 persona, shtatë prej të cilëve u plagosën, shtoi guvernatori.
Al Jazeera nuk mundi të verifikonte pretendimet e guvernatorit në mënyrë të pavarur.