Publikohen pamjet e sulmit të ukrainasve në ishullin e “gjarpërinjve” që kontrollohet nga rusët

Bota

Publikohen pamjet e sulmit të ukrainasve në ishullin e “gjarpërinjve” që kontrollohet nga rusët

Më: 8 maj 2022 Në ora: 12:21
Publikohen pamjet e sulmit të ukrainasve në ishullin e “gjarpërinjve”

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës publikoi një video që tregon aeroplanët luftarakë ukrainas Su-27 Flanker që granatojnë objektet në ishullin “Zmiyinyy”, i cili është nën kontrollin e trupave ruse.

Videoja tregon dy Su-27 që fluturojnë poshtë mbi ishull dhe më pas hedhin bomba dhe raketa infra të kuqe në drejtim të ishullit.

Sulmi nga jugu ishte një masë strategjike e forcave ukrainase, sepse mbrojtësit rusë në ishull ka shumë të ngjarë të fokusoheshin në sulmet e ardhshme nga veriu dhe perëndimi i bregdetit ukrainas.

Pas goditjeve të para, pati të paktën dy shpërthime të mëdha, që mund të nënkuptohet se bombat goditën depot e municioneve ose karburantit.

Ky ishull u pushtua nga forcat ruse në muajin mars, kur ata filluan agresionin e plotë në Ukrainë, i cili ndodhet vetëm disa dhjetëra kilometra larg bregdetit rumun.

Ishulli i “gjarpërinjve” është strategjikisht i rëndësishëm sepse lejon Rusinë të kontrollojë ujërat territoriale.

Ai mbulon kanale të rëndësishme transporti për në qytetet portuale të Odessas, Mykolaivit dhe Khersonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat