Inteligjenca britanike shpjegon arsyet e humbjeve midis oficerëve rusë

Bota

Inteligjenca britanike shpjegon arsyet e humbjeve midis oficerëve rusë

Më: 8 maj 2022 Në ora: 15:35
Gjeneralët rusë

Të paktën shtatë gjeneralë rusë besohet se janë vrarë në Ukrainë – një shkallë e jashtëzakonshme viktimash për çdo ushtri.

Në përditësimin e fundit të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ia atribuon praninë e kaq shumë komandantëve në terren vështirësive në komandim dhe kontroll, si dhe performancës së dobët të forcave ruse.

“Komandantët rusë rrallë delegojnë autoritetin operacional te vartësit e tyre, të cilët nuk kanë përvojë jetike udhëheqëse”, thotë Ministria e Mbrojtjes.

“Kjo ka rezultuar me një forcë të ngadaltë në kalimin e pengesave dhe e paaftë për të ndryshuar qasjen e saj në fushën e betejës”, shkruan në njoftimin e ministrisë.

Ndryshe, autoritetet ukrainase raportohet se po përgatiten për kundër ofensivë në lindje të vendit, aty ku tashmë janë pozicionuar forcat ruse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat