Të paktën shtatë gjeneralë rusë besohet se janë vrarë në Ukrainë - një shkallë e jashtëzakonshme viktimash për çdo ushtri.
Në përditësimin e fundit të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ia atribuon praninë e kaq shumë komandantëve në terren vështirësive në komandim dhe kontroll, si dhe performancës së dobët ruse, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
"Komandantët rusë rrallë delegojnë autoritetin operacional te vartësit e tyre, të cilët nga ana e tyre nuk fitojnë përvojë jetike udhëheqëse," thotë Ministria e Mbrojtjes.
"Kjo ka rezultuar në një forcë që është e ngadaltë për t'iu përgjigjur pengesave dhe e paaftë për të ndryshuar qasjen e saj në fushën e betejës."