Kanë kaluar 74 ditë që kur Rusia pushtoi Ukrainën dhe konflikti më i përgjakshëm që është parë në Evropë në dekada nuk tregon asnjë shenjë zbutjeje:
Detajet po vijnë ende për një sulm me bombë në një shkollë në zonën e luftës në Donbas, ku 60 persona mund të jenë vrarë teksa ishin strehuar në një bodrum nga luftimet.
Luftëtarët e rrethuar ukrainas në një fabrikë çeliku në portin e Mariupolit i kanë thënë botës se nuk do t'i dorëzohen forcave ruse dhe kanë bërë thirrje për ndihmë për evakuimin e të plagosurve të tyre, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
Fitorja mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore po shënohet në Evropën Perëndimore. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë u bëri thirrje njerëzve të ngrihen për paqen, lirinë dhe demokracinë
Rusia, e cila tradicionalisht shënon përvjetorin një ditë më vonë, po përgatitet për një paradë të madhe ushtarake në Moskë, me botën duke parë se çfarë do të thotë Presidenti Vladimir Putin për luftën e re që ai filloi në shkurt.
Mes errësirës, zonja e parë e SHBA-së Jill Biden takoi homologun e saj ukrainas në një vizitë të papritur në një shkollë ukrainase dhe yjet e U2, Bono dhe The Edge kanë performuar një set akustik në metronë e Kievit.