Udhëheqësit e G7-ës dhe Zelensky diskutojnë sanksionet
Presidenti i SHBA Joe Biden aktualisht po takohet me homologët e tij të G7-ës dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky - me video-konferencë, raporton BBC përcjell "Bota sot".
Ata po marrin në konsideratë masa të reja për të ndëshkuar Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë.
Shtëpia e Bardhë tha se liderët do të diskutojnë shtimin e sanksioneve që vendet perëndimore kanë vendosur ndaj Rusisë që nga pushtimi i saj më 24 shkurt.
Uashingtoni tha se liderët do të diskutojnë zhvillimet e fundit në luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe ndikimin e saj global - dhe se si vendet mund të ndërtojnë sanksione "për të imponuar kosto të rënda për luftën e Putinit"./M.L.