Sipas Kombeve të Bashkuara, një kolonë me të evakuuar, përfshirë ata nga Azovstal i Mariupolit, kanë mbërritur në Zaporizhzhia të kontrolluar nga ukrainas, raporton Sky News.
Ai tha se më shumë se 170 njerëz ishin shpëtuar nga një operacion i përbashkët i OKB-së dhe Kryqit të Kuq, përcjell Gazeta Blic.
Misioni i fundit e çon numrin total të njerëzve të evakuuar nga Mariupol në më shumë se 600, tha Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OKB OCHA).
“Puna jonë nuk ka përfunduar ende. Unë nuk i harroj ata që kanë mbetur pas”, tha koordinatori i OKB-së në Ukrainë Osnat Lubrani në Twitter.