Siç kemi raportuar, nuk pati njoftime të mëdha në fjalimin e Vladmir Putin për Ditën e Fitores.
Por ishte e pazakontë për dy arsye në krahasim me atë që ndodh normalisht më 9 maj.
Ishte fokusuar fort tek e tanishmja (normalisht ai flet për fitoren në 1945) dhe ishte më e gjatë se normalja (fjalimi zgjati vetëm pesë minuta vitin e kaluar), shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
Por mesazhi kryesor i liderit rus ishte i thjeshtë dhe i qartë - ne duhet të luftojmë Ukrainën sepse ata janë neo-nazistë dhe ne duhet të përfundojmë atë që filluan të parët tanë duke mposhtur Gjermaninë naziste.