Korespondenti i revistës “FOKUS”online nga Sheshi i kuq në Moskë, Ulrich Reitz, fjalimin e sotëm të presidentit rus, V. Putin, e ka vlerësuar kështu:
“Gjëja më e rëndësishme në fjalimin propagandistik të Putinit është ajo që ai nuk e tha”..!?
E hënë, 05/09/2022
Po citojmë: “
Fjalimi i Putinit në Sheshin e Kuq në "Ditën e Fitores" mbi Gjermaninë naziste dukej çuditërisht mbrojtës. Kjo për faktin se gjërat nuk po i shkojnë aq mirë sa shpresonte luftëtari pushtues: Putinit iu mohua një ditë e dytë e fitores, këtë herë për një Ukrainë të “naziste”.
A do të thotë kjo se Lufta e Tretë Botërore është anuluar?
Së pari:
Gjëja më e habitshme është, se agresori rus (V. P. ) i frikësuar nuk tha asgjë në fjalimin e tij për "Ditën e Fitores" mbi Ukrainën, sepse nuk kishte asnjë "triumf" për ta shpallur sot, dhe kjo atëherë do ishte një gënjeshtër shumë e qartë - duke pasur parasysh zhvillimin e luftimeve të vazhdueshme, ku deri më tani nuk mund të fliste as për një "fitore" mbi Mariupolin dhe Donbasin, ani se Zelenskyj aktualisht e konsideron të pamundur çlirimin e Mariupolit.
Putini do kishte dashur të shpallte fitoren, i vetëm, por ushtria e tij "e lavdishme" ishte shumë e dobët, shumë e çorganizuar dhe shumë e demotivuar. Ndërsa, ukrainasit janë shumë të fortë, shumë të organizuar dhe shumë të motivuar.
Supozimi i Putinit se ukrainasit do të hidheshin në shpinë të lumtur me shikimin e përfaqësuesve të parë të fletës së gjelbër të ullirit nga "populli vëllazëror" rus në tokën e tyre, ka kohë që ky është vetëm një iluzion i madh.
Së dyti;
Putini nuk shpalli një mobilizim të përgjithshëm.
Putin gjithashtu nuk foli një "mobilizim të përgjithshëm" ushtarak nga i cili do frikësoheshin shërbimet sekrete perëndimore. Dhe, ai kurrë nuk e bëri një deklaratë zyrtare të luftës, dhe kjo ishte spekulim i tij i qëllimshëm. Është e qartë se këtë mund ta interpretosh si një shenjë dobësie, por si gazetar këtu je në terren të lëkundur.
Mund të jetë domethënëse, që Putini nuk foli më për një pretendim (pushtim) ndaj të gjithë Ukrainës. Në përgjithësi, ai tashmë e shmangu fjalën "Ukrainë". A ia ka ulur moralin luftëtarit rus në luftën për Donbasin, në këtë pjesë të Ukrainës lindore?
Duhet të mbetemi të kujdesshëm dhe vigjilent: përdorimi i Putinit në fjalimin e tij sot, të ideologjisë mbi gjakun dhe tokën ruse, në çdo rast do t’ia lejojë vetes që nesër të flasë përsëri edhe më ashpër për këtë ideologji rusomadhe.
Putini hodhi poshtë një tjetër kërcënim për arsenalin bërthamor të Rusisë, gjë që e nënvizon faktin se fjalimi i tij ishte i drejtuar kryesisht opinionit të brendshëm. Ai nuk ka nevojë për përshkallëzim bërthamor për t'i detyruar rusët që t’i besojnë, ngase me sa duket ai tashmë e ka mbështetjen e tyre - për fat të keq!
Së treti:
Putini, agresionin e tij ushtarak ndaj Ukrainës, me të cilin i ka shkelur të drejtat ndërkombëtare sepse nuk kishte asnjë shkak, e shpalli si një goditje parandaluese. Kjo shërben edhe për t’i qetësuar njerëzit e tij, të cilëve Putini ua ka treguar këtë histori qe 15 vjet.
Gjermanët e dinë mirë këtë model argumentimi nga historia e tyre. Më 1 shtator, në fillim të luftës, Adolf Hitleri njoftoi: "Që nga ora 5:45 e mëngjesit tha se na kanë sulmuar", pra, vrasësi masiv e justifikoi sulmin ndaj Polonisë me sulmin e pretenduar polak në transmetuesin Gleiwitz në Silesia, të cilin njerëz të SS-it e kishin organizuar këtë sulm..!?
Propaganda e ngathët e luftës në fjalimin e Putinit
Pretendimi i Putinit se Ukraina po planifikonte një sulm ndaj Rusisë, të cilin Moska duhej ta parandalonte me mjete "parandaluese", është një propagandë e ngathët lufte, e cila përmbyset mbi tokë të gjelbër dhe pjellore, sepse Rusia është vend dhe tokë shumë e madhe, e megjithatë kjo rrethanë gjeopolitike nuk mund ta pengonte atë që të pushtohej dy herë - herën e parë nga Napoleoni, dhe herën e dytë nga Hitleri.
Nga kjo, Putin trilloi historinë për një "shtet-rrethim" të Rusisë nga Perëndimi, me të cilin ai justifikoi konfliktin e tij të armatosur kundër Gjeorgjisë, pothuajse 15 vite më parë, si dhe në Moldavi dhe më pas në Ukrainë.
E katërta:
Si armik, Putini nuk e vendosi më Ukrainën në vitrinë, por Perëndimin, të përfaqësuar nga Aleanca e Mbrojtjes Perëndimore. Fushata kundër gjoja "popullit vëlla" mund të justifikohet vetëm nëse ukrainasit janë kthyer ndërkohë në "nazistë" - të riedukuar nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet anëtare të NATO-s.
Efektet e këtij procesi të supozuar të riedukimit mund të vërehen aktualisht - në Suedi dhe Finlandë. Nën përshtypjen e kërcënimit rus, këto dy vende janë në proces të heqjes dorë nga vetë-imazhi i tyre si shtete neutrale dhe të paangazhuara.
Zgjerimi i ardhshëm verior i NATO-s është një shembull i mirë se si Putin ka dështuar të arrijë qëllimet e tij me luftën e tij në Ukrainë. Rusia nuk e ka bërë kurrë një budallallëk të tillë në një kohë kaq të shkurtër.
Asnjëherë më parë Ukraina e ndarë politikisht nuk ka qenë kaq e bashkuar, aq shumë një "komb" unik, sa është sot.
Asnjëherë Perëndimi nuk ka qenë kaq afër njëri-tjetrit dhe, më pak për evropianët dhe më shumë për amerikanët, kaq tërheqës për anëtarët e rinj që kërkojnë mbrojtje nga pushtuesit rusë.
Putin u përpoq sot të pretendojë "Ditën e Fitores" për Rusinë, por kjo mund të funksionojë vetëm nëse e besoni atë në barazimin e Rusisë me Bashkimin Sovjetik. Kjo është arsyeja pse presidenti ukrainas Zelenskyi kundërshtoi menjëherë këtë lloj "përvetësimi" kulturor të fitores ndaj Gjermanisë naziste. Mesazhi i Selenskyit: Bashkimi Sovjetik nuk ekziston më, dhe as mund të kthehet ndonjëherë, përfundon citati i këtij shkrimi të gjatë analitik, por mjaftë domethënës për Putinin dhe mbështetësit e tij!
Përgatiti: R. Elezaj