Një qendër tregtare dhe dy hotele u goditën nga sulmet ushtarake ruse të hënën në qytetin port jugor të Odesës.
"Tri raketa Kinzhal - raketat e reja hipersonike të Rusisë - u qëlluan nga një aeroplan dhe goditën një "objektiv të infrastrukturës turistike", tha Sergey Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake rajonale të Odesës.
Dy persona u shtruan në spital nga sulmi me raketa, tha Bratchuk. CNN nuk mundi të konfirmonte lëndimet, përcjell "Bota sot".
Bratchuk nuk e identifikoi objektivin, por CNN ka gjeolokuar dhe verifikuar vërtetësinë e dy videove që qarkullojnë në rrjetet sociale, të cilat tregojnë dëme të konsiderueshme në një hotel në fshatin Zatoka. Një nga videot u publikua për herë të parë nga Këshilli i Qytetit të Odesës.
Ky është hoteli i dytë në rajonin e Odesa-s që u vu në shënjestër të hënën. Është e paqartë pse dy hotelet, ose kush mund të ketë qëndruar në to, janë shënjestruar.
Një qendër tregtare u godit gjithashtu nga shtatë raketa, sipas Komandës Operative Jugore të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Pesë persona u plagosën dhe një person vdiq në sulm, tha ai.