Kim Jong-un i dërgon mesazh Putinit, kjo është përmbajtja

Bota

Kim Jong-un i dërgon mesazh Putinit, kjo është përmbajtja

Më: 10 maj 2022 Në ora: 10:49
Kim Jong-un dhe Putin

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un i dërgoi një mesazh urimi Presidentit Vladimir Putin për festën e Ditës së Fitores duke shprehur solidaritetin e vendit të tij me Moskën, sipas BBC.

Në mesazhin e tij të urimit të dërguar më 9 maj, Kim “shprehu solidaritet për kauzën e popullit rus për të çrrënjosur kërcënimin politik dhe ushtarak dhe shantazhin nga forcat armiqësore”.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut gjithashtu “shprehu besimin se marrëdhëniet strategjike dhe tradicionale të miqësisë midis dy vendeve do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme”.

Koreja e Veriut ka theksuar kohët e fundit lidhjet e saj të ngushta me Rusinë dhe ka mbështetur publikisht Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë.

Në shkurt, ajo fajësoi për konfliktin në Ukrainë “politikën hegjemoniste” të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat