Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se tetë milionë civilë janë zhvendosur brenda Ukrainës që kur Rusia filloi pushtimin e saj më 24 shkurt, pasi u larguan nga shtëpitë e tyre, por qëndruan brenda vendit të shkatërruar nga lufta, shkruan BBC, percjell Bota sot.
Shifra e OKB-së bazohet në kërkimin e kryer nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) midis 17 prillit dhe 3 majit.
Sondazhi i IOM-it thekson mbështetjen financiare si nevojë dërrmuese për personat e zhvendosur brenda vendit, si dhe nevojën për strehim.
Ai thotë se gati gjysma e atyre njerëzve, ose 44%, po mendonin për zhvendosje të mëtejshme për shkak të shkallës së krizës humanitare në vend.
“Nevojat e të zhvendosurve brenda vendit dhe të të gjithë të prekurve nga lufta në Ukrainë po rriten çdo orë,” thotë drejtori i përgjithshëm i IOM-it, António Vitorino.