Një prokuror i profilit të lartë në Paraguai që luftonte kundër krimit të organizuar është qëlluar për vdekje gjatë muajit të mjaltit në Kolumbi.
Marcelo Pecci ishte në një plazh në ishullin turistik Baru kur u vra nga dy persona të armatosur.
Disa orë para të shtënave, gruaja e Peccit kishte njoftuar në Instagram se ishte shtatzënë.
Presidenti i Paraguajit Mario Abdo Benitez e përshkroi të shtënat si një “vrasje frikacake”.
Gruaja e tij, gazetarja Claudia Aguilera, tha se burri i saj para se të vdiste nuk e kishte pranuar ndonjë kërcënim.
“Dy burra sulmuan Marcelo. Ata erdhën me një varkë të vogël ose me një ski jet, e vërteta është që nuk e pashë mirë”, tha Aguilera për gazetën El Tiempo.
Ajo ka theksuar se njëri nga sulmuesit e kishte qëlluar atë dy herë, një plumbë sipas saj e kishte goditur në fytyre dhe tjetri në shpinë.
Kreu i policisë kolumbiane dhe hetuesit nga Paraguai kanë shkuar në vendin e vrasjes.
Zyrtarët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë gjithashtu për hetimin e rastit, tha shefi i Policisë Kombëtare të Kolumbisë, gjenerali Jorge Luis Vargas.
Pecci ishte i specializuar në krimin e organizuar, trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe financimin e terrorit.