Trupat e 44 civilëve të pajetë ukrainas janë gjetur në rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin ukrainas Izyum, derisa lufta për kontrollin e zonës është duke vazhduar.
Ndërtesa pesëkatëshe ishte shembur në mars, ndërsa banorët ishin fshehur në bodrum nga bombardimet ruse.
Kryebashkiaku Valeriy Marchenko thënë për BBC se ekipet e shpëtimit kishin shkuar shumë shpejt.
Ai ka theksuar se kanë frikë se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë, pasi edhe një ndërtesë tjetër, në të njëjtën rrugë, ishte shënjestër e sulmeve ajrore.
“Ne e dimë se kishte njerëz atje gjithashtu. Puna e kërkimit po vazhdon dhe mendoj se do të mësojmë më shumë për numrin e viktimave së shpejti”, tha Marchenko.
Rusia mori kontrollin e Izyum më 1 prill dhe trupat e kanë pushtuar qytetin që atëherë.
Marchenko tha se kur ndërtesat u sulmuan, trupat ruse kishin marrë nën kontroll gjysmën e qytetit, shkruan BBC.