Boris Johnson pyetet nëse Mbretëria e Bashkuar po i dërgon mbështetje Ukrainës, por nuk po i mbështet njerëzit që kanë probleme me koston e jetesës në shtëpi.
Ai thotë se qëllimi i tij është "të parandalojë katastrofën e mëtejshme", duke përfshirë pasojat ekonomike, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Ai paralajmëron se nëse presidentit rus Vladimir Putin nuk i rezistohet, pushtimi i Ukrainës nuk do të ishte fundi i "ambicieve të tij neo-imperialiste, revanshiste".
Johnson thotë se është "shumë e rëndësishme që jemi bashkë, dhe të fortë " për të penguar agresionin e mëtejshëm rus.