Forcat e armatosura të Ukrainës kanë publikuar përditësimin më të fundit mbi situatën në terren në Ukrainë.
Kyiv pretendon se forcat ruse janë në mbrojtje në rajonin verilindor të Kharkiv-it - dhe nuk kanë bërë ndonjë përparim të ri, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Ai shtoi: "Aktiviteti më i madh i pushtuesve është vërejtur më tej në drejtimet Slobozhansky dhe Donetsk".
Ndërkohë, Moska vazhdon të bombardojë fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, ku janë strehuar mbetjet e mbrojtësve të qytetit.
Mendohet se në vendngjarje janë bllokuar edhe rreth 100 qytetarë, por kjo nuk është verifikuar.
Ukraina gjithashtu pretendon se ka rimarrë fshatin Pytomnyk në Kharkiv.
🇬🇧 ENGLISH VERSION | АНГЛІЙСЬКА ВЕРСІЯ The operational update regarding the #russian_invasion on 18.00 on May 11, 2022. ...
Posted by Генеральний штаб ЗСУ / General Staff of the Armed Forces of Ukraine on Wednesday, May 11, 2022