Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe Ben Wallace është takuar me homologun e tij amerikan Lloyd Austin në Pentagon për bisedime mbi "hapat e ardhshëm" në Ukrainë.
Kështu shkruan SkyNews, transmeton Bota sot.
Udhëheqësit diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik dhe sigurisë rajonale në dritën e "sulmit të paprovokuar dhe brutal të Rusisë ndaj Ukrainës", thuhet në një deklaratë nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së.
Ata diskutuan gjithashtu "përpjekjet e vazhdueshme për të mbështetur Ukrainën", duke përfshirë sigurimin e "ndihmës së sigurisë".