Çështja e Sgt Vadim Shyshimarin, ushtarit të parë rus që ndjeket penalisht për krime lufte në konfliktin me Ukrainën, do të rifillojë në Kiev më 18 maj.
Ne kishim raportuar më herët se rasti ishte shtyrë pas një diskutimi të shkurtër ndërmjet gjyqtarëve dhe avokatëve rreth procedurës, por, në atë fazë, data nuk ishte e qartë, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".
Shyshimarin foli në gjykatë vetëm për të konfirmuar se ai ishte një ushtar rus, i lindur në rajonin Irkutsk të Rusisë. Ai u përshkrua në raportet e lajmeve se dukej i frikësuar gjatë paraqitjes.
Ai do të deklarohet më vonë për veprën penale të “shkeljes së ligjeve dhe normave të luftës”.