SHBA-ja ka insistuar që Rusia të zbatojë një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë, pasi konflikti i nisur në fund të shkurtit vazhdon të intensifikohet, raporton Sky News, përcjell "Bota sot".
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin foli sot me homologun e tij rus Sergei Shoigu dhe theksoi nevojën që të dyja palët të dorëzojnë armët.
Ai gjithashtu përsëriti rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit, sipas Pentagonit.
Ishte hera e parë që Austin fliste me Shoigu që nga 18 shkurti, tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.