Një rajon në Gjeorgji do të mbajë referendum për bashkimin me Rusinë

Bota

Një rajon në Gjeorgji do të mbajë referendum për bashkimin me Rusinë

Nga: A.M. Më: 13 maj 2022 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Rajoni separatist Osetia Jugore do të mbajë një referendum nëse do të bëhet apo jo pjesë e Rusisë, sipas një lideri lokal.

Anatoli Bibilov tha se ishte "aspirata historike" e popullit të tij për t'u bashkuar me Rusinë, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".

Votimi do të bëhet më 17 korrik, raporton agjencia e lajmeve Tass.

Moska e njohu Osetinë e Jugut dhe rajonin bregdetar të Abkhazisë si të pavarur pas një lufte me Gjeorgjinë në vitin 2008. Ajo ka ofruar mbështetje të gjerë financiare, ka ofruar shtetësinë ruse për popullsinë e tyre dhe ka vendosur mijëra trupa atje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat