Udhëheqësit e SHBA-së dhe ASEAN-it zotohen se do të respektojnë sovranitetin e Ukrainës

Bota

Udhëheqësit e SHBA-së dhe ASEAN-it zotohen se do të respektojnë sovranitetin e Ukrainës

Nga: A.SH Më: 14 maj 2022 Në ora: 06:16
Udhëheqësit nga Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dhe sekretari i përgjithshëm i organizatës pozojnë për një fotografi zyrtare me Presidentin e SHBA Joe Biden jashtë Shtëpisë së Bardhë

Shtetet e Bashkuara dhe Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) kanë pohuar "respektin e tyre për sovranitetin, pavarësinë politike dhe integritetin territorial" në lidhje me Ukrainën.

Deklarata pasoi një samit kyç në Shtëpinë e Bardhë – i pari në 45 vjet, raporton Al Jazeera, përcjell Bota sot.

Singapori është i vetmi vend në grupin 10 anëtarësh që i është bashkuar sanksioneve të udhëhequra nga SHBA kundër Rusisë për Ukrainën, megjithëse shumica – me përjashtim të Laosit dhe Vietnamit – votuan për të dënuar pushtimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat