Melanie Joly, ministrja e jashtme e Kanadasë, thotë se shpreson që Finlandës dhe Suedisë t'i jepet pranimi i shpejtë në NATO, raporton Sky News.
Ajo megjithatë deklaroi se ishte "e rëndësishme që ne të kemi një konsensus", pasi Turqia tregoi se mund të bllokojë dy shtetet e Evropës veriore që të bashkohen me organizatën.
Duke folur jashtë takimit të G7 në Gjermani, zonja Joy tha: "Ne dëshirojmë që jo vetëm të ketë një pranim të Finlandës dhe Suedisë, por një pranim të shpejtë, i cili është thelbësor në rrethanat kur Finlanda dhe Suedia po kërkojnë garanci sigurie".