Blinken: Ne do ta dëshprojmë me rezistencën tonë Putinin

Bota

Blinken: Ne do ta dëshprojmë me rezistencën tonë Putinin

Nga: M.H. Më: 14 maj 2022 Në ora: 22:22
Anthony Blinken

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, ka folur me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për takimet e ardhshme, pas lëvizjeve të Suedisë dhe Finlandës për t'iu bashkuar organizatës.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha: “Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli sot me telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me Ministrat e Jashtëm të NATO-s që do të zhvillohet në Berlin më 14-15 maj, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Ata shprehën keqardhje për luftën shkatërruese të Presidentit Putin në Ukrainë, përsëritën mbështetjen e tyre për popullin ukrainas dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe diskutuan rëndësinë e mbajtjes së mbrojtjes dhe parandalimit të fortë nga NATO”.

"Ata diskutuan rreth përgatitjeve për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Madrid, 28-30 qershor, duke përfshirë dokumentin e ri të Konceptit Strategjik të NATO-s që do të udhëheqë NATO-n për dekadën e ardhshme."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat