Magdalena Andersson sapo u tha gazetarëve se nëse Suedia do të ishte i vetmi vend në rajonin e Balltikut që nuk do t'i bashkohej NATO-s:
“Ne do të ishim në një pozitë shumë të cenueshme".
Siç kemi raportuar, Suedia ka konfirmuar synimin e saj për të aplikuar zyrtarisht për t'u bashkuar me aleancën, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
Njoftimi i bërë nga socialdemokratët në pushtet vjen disa orë pasi Finlanda njoftoi se po kërkonte të ishte pjesë e aleancës.