Zëvendësministri i Jashtëm i Moskës, Andrei Rudenko, ka thënë se aktualisht nuk po zhvillohen negociata mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
"Jo, negociatat nuk po vazhdojnë. Ukraina është tërhequr praktikisht nga procesi i negociatave," u tha ministri i jashtëm gazetarëve në Nizhny Novgorod, Rusi, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
Rudenko tha se Kievi është tërhequr nga bisedimet diplomatike pasi ai përsëriti se negociatat nuk po ndodhin "në asnjë formë".
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i tha më parë Frank Gardner të BBC-së se ai e kupton nevojën për dialog me Rusinë - dhe se nga ana e tyre, "jo të gjitha urat diplomatike janë djegur".