Presidenti Ukrainas është fotografuar sot në publik me bashkëshorten e tij Olena, për herë të parë që kur Rusia nisi sulmet ndaj Ukrainës.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/May/17/auto_Capture-19-561x4001652812116.png)
Çifti u shfaqën të qetë por dukshëm të lodhur në funeralin e Leonid Kravchu, Presidentit të parë të Ukrainës që nga krijimi i shtetit të pavarur.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/May/17/auto_Capture-18-632x4001652812114.png)
Në sy bie edhe veshja e zezë e Presidentit e cila prej tre muajsh ka qenë ajo ushtarake.
Bashkëshortja e tij nuk ishte shfaqur prej kohësh në publik ndërsa edhe ka deklaruar më herët se prezenca e saj pranë bashkëshortit në Kiev mund të vendoste në rrezik jetën e tyre.