Rusia sulmoi forcat ukrainase me sulme ajrore dhe artileri në lindje dhe jug, duke synuar qendrat e komandës, trupat dhe depot e municioneve, sipas një përditësimi nga ministria ruse e mbrojtjes, shkruan BBC, përcjell Bota sot.
Gjeneral Major Igor Konashenkov, zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes, tha se raketat e lëshuara nga ajri goditën tre pika komandimi, 13 zona ku u grumbulluan trupa dhe pajisje ushtarake ukrainase, si dhe katër depo municionesh në rajonin e Donbasit, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.
Në rajonin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, raketat ruse goditën një sistem celular anti-drone pranë vendbanimit Hannivka, rreth 100 km në verilindje të qytetit të Mykolaiv, tha Konashenkov.
BBC nuk ka qenë në gjendje ta konfirmojë këtë në mënyrë të pavarur.